Zgjedhjet në Amerikë, presidentja e parë femër apo Donald Trump?

Zgjedhjet në Amerikë, presidentja e parë femër apo Donald Trump?

Amerikanët u bënë ballë radhëve të stërgjata te qendrat e votimit, teksa një numër i madh shtetasish shprehën vullnetin e tyre në zgjedhjet e së martës.

“U nervozuam nga pritja, megjithatë edhe takuam njerëz të mirë në radhë, çfarë bëri që të ecnim më shpejt. 30 minuta m’u desh të votoja, ama një orë e gjysmë që vota ime të skanohej. Mendoj se duhet të ishim përgatitur më mirë për këtë proces”, tha një qytetare.

“Nuk ishte dhe aq keq. Në rregull, e pranoj se duhet të prisje në radhë tepër të gjatë, por ia vlen pritja për këtë gjë”, tha një qytetar.

Me kalimin e orëve, tensioni për Shtëpinë e Bardhë rritet. Votat e minutës së fundit edhe mund të ndryshojnë rezultatin. Thirrjen për të mos ngurruar dhe për të votuar e përsëritën sërish Trump, Clinton, madje edhe presidenti Obama, që po shijon orët e fundit të titullit presidencial.

Hillary Clinton votoi e para në New York. Ajo doli e buzëqeshur dhe tërë gjallëri nga qendra e votimit. Mbështetësit nuk munguan.

Ndërsa Donald Trump, që nuk heq dorë nga dyshimet dhe thotë se ka vënë re parregullsi në procesin zgjedhor, duket se nuk ka besim tek asnjë. Ai nuk nguroi të hidhte sytë nga fleta e votimit të bashkëshortes Melania, ndërsa çifti votoi bashkë në New York.

Në fakt, në këtë qendër votimi, para se të mbërrinte Donald Trump u shënuan disa trazira të vogla. Një formë proteste e çuditshme.

Dy gra “topless” u arrestuan nga policia, ndërsa bërtisnin fraza kundër kandidatit republikan. Sondazhet e nxjerrin Trumpin 4 deri në 5 pikë pas Clintonit. FBI-ja qartësoi edhe njëherë skandalin e saj të “e-mail”-eve. Votimet e hershme po ashtu janë një sinjal i mirë për të. Do të duhet një mrekulli, që Trump të kthejë fushatën e tij të mbushur me deklarata pikante, në një fitore solide.

/ Top Channel

Postuar më: 8 Nëntor 2016, 22:18
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu