Zgjedhje të reja apo qeveri e re?

Zgjedhje të reja apo qeveri e re?

Ali Ahmeti edhe para uljes oficiale në tavolinë me Nikolla Gruevskin për nisje të bisedimeve e thirri kryesinë qendrore, transmeton FLAKA.mk

Lideri BDI-së nga bashkëpunëtorët më të ngushtë partiak pret edhe një analizë konkrete, drejtim në lidhje me bisedimet me mandatarin e ri. Funksionarë i lartë partiak thotë për 24 Vesti se lideri BDI-së edhe një herë do të ballafaqohet me mendimin e Kryesisë qëndrore rreth koalicionimit të sërishëm me Nikola Gruevskin si dhe zgjedhjet lokale që vijnë, por edhe argumentet të atyre që mendojnë se duhet të vazhdohet aty ku ka ndaluar dyshëja në Ilindeska. I njejti funksionarë, prap potenconë se vendimi ardhshëm do të bijë mbi shpinën e Ali Ahmetit, sepse ai është lideri.

Derisa në BDI të gjitha opcionet janë në tavolinë mbrëmë edhe në intervistën për Tv 21 Ahmeti tha se nuk anashkalohen as zgjedhjet e reja.

“Po, kundër VMRO-DPMNE dhe të gjitha subjekteve tjera. A do të hymë në koalicon me VMRO-DPMNE apo me LSDM, a do të dalim me ofertë për qeveri teknike, të a.q. e zgjeruar siç e kishim deri me 11 dhjetor ose ndoshta BDI do të sjellë vendim të shkojë në opozitë. Pra të gjitha opcionet janë të hapura”, deklaroi Ahmeti. FLAKA.mk

 

Postuar më: 11 Janar 2017, 20:23
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat