Yjet Cozman dhe Skivi do të performojnë të martën në Gostivar

Yjet Cozman dhe Skivi do të performojnë të martën në Gostivar

Ngjarja e vitit në qytetin e Gostivarit, do të ndodh pak ditë para përmbylljes së dhjetorit. Më datë 27 dhjetor (E martë), në organizim të “500 Caffe” në Gostivar, do të organizohet mbrëmja zbavitëse me frontmenët e muzikës moderne shqiptare Cozman dhe Skivi të njohur ndryshe si “Baba Stars”, njofton Flaka. 

Mbrëmja do të mbahet në mjediset e Disco Club  “Eldorado”, në Gostivar, ndërsa organziatorët thonë se janë ndërmarrë të gjitha parapërgatitjet që mbrëmja të kalojë në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

“Gjithçka është gati, mbrëmja fillon të martën në ora 21:00. Hyrja do të jetë vetëm 300 denarë. Do të ketë surpriza të shumta prandaj i ftojmë të rinjët e Gostivarit dhe qyteteve të tjera të bëhen pjesë e këtij evenimenti”, tha Gazi Fejzi, pronar i Caffe 500.

Cozman dhe Skivi tashmë kanë postuar në “Fan Page-t” e tyre në rrjetet sociale materialin publicitar të mbrëmjes në qytetin e Gostivarit.

Evenimenti do të mbahet në periudhën e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje për pushimet e fundvitit. Flaka  

 

 

Postuar më: 23 Dhjetor 2016, 09:22
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu