Vrapçisht, të gjitha rrugë janë të kalueshme, autoritetet ndihmojë edhe personat e sëmurë dhe skamnorët/FOTO/

Vrapçisht, të gjitha rrugë janë të kalueshme, autoritetet ndihmojë edhe personat e sëmurë dhe skamnorët/FOTO/

Të gjitha rrugët në Komunën e Vrapçishtit janë të hapura, duke llogaritur edhe rrugët nëpër fshatrat më të thella malore të kësaj komune që janë të shumtë në numër.
Autoritetet komunale bëjnë medie se kanë punuar pa ndërprerje për të siguruar zhvillimin e komunikacionit pa ndërprerje, edhe pse ngircat dhe rënia e vazhdueshme e borës në disa akse u ka krijuar probleme. Muhamed Muharemi zëdhënës i Komunës së Vrapçishtit, njëherit edhe zëdhënës i shtabit për menaxhim me kriza në këtë komunë, I tha Agjencisë së Lajmeve FLAKA se me të gjitha pajisjet dhe makinerit që disponojnë janë 24 orë në terren dhe punohet pa ndërprerë në të gjitha fshatrat ku ka nevojë për intervenime.
Zëdhënësi Muharemi u bëri thirrje banorëve të Komunës së Vrapçishtit që të jenë më të kujdesshëm me veturat e tyre, mos dalin pa nevojë, veçanarisht të zgjedhin vendet për parkim që mos vështirësojnë pastrimin e rrugëve, të paktën këto ditë derisa reshjet janë më intensive, tha ai. Shtabit për menaxhim me kriza në Komunën e Vrapçishtit me urdhër të kreut të kësaj komune Bajram Kadrija, këto ditë do të kujdeset edhe për banorët me rrezik social, të cilëve do t’u sigurojnë ushqime dhe gjësende tjera të nevojshme, ndërsa për çdo lloj problemi tjetër, kanë ftuar qytetarët të paraqiten në Komunën e Vrapçishtit apo në fshatin Negotinë nga ku persona të autorizuar do t’ju dalin në ndihmë. Ndryshe, Komuna e Vrapçishtit motin e acartë dhe reshjet e borës i ka pritur me një buxhet prej një milion e 220 mijë denarëve të ndara enkas për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ka angazhuar dy kompani private për pastrim të borës. FLAKA.mk
Postuar më: 6 Janar 2017, 20:18
Salije Sadiku
Lindi në vitin 1988 në Kërçovë. Në vitin 2012 mbaroi studimet në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2012 punon si gazetare aktive dhe është anëtare e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat