Thaçit i rikthehet dëshira për tu futur në Qeveri !

Thaçit i rikthehet dëshira për tu futur në Qeveri !

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi thotë se në negociatat ndërpartiake qe po zhvillohen mes katër partive politike, janë duke u biseduar dy variante për organizimin e ardhshëm të qeverisë. “Varianti i parë është kthimi i qeverisë së Marrëveshjes së Pwrzhinës mes VMRO DPMNE-së, BDI-së dhe LSDM-së dhe varianti i dytë është që të formohet qeveri me katër partitë me të mëdha ku do të përfshihet edhe PDSH-ja. Ne kemi pësëritur qëndrimin tonë se nuk futemi në qeveri nëse nuk marrim ministra sa BDI-ja”, deklaroi Thaçi për mediat vendase. 

Ai shton se ndërkombëtarët deri tani nuk kanë shprehur qëndrim lidhur me kërkesën e PDSH -së që të ketë ministra sa BDI-ja, por tha se nga një kërkesë e tillë është “shashtrisur” BDI-ja.
Postuar më: 5 Korrik 2016, 23:42
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

LAJME NGA MAQEDONIA

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA