“Të mbahet seancë konstitutive dhe të refuzohet platforma”

“Të mbahet seancë konstitutive dhe të refuzohet platforma”

Pas takimit me kolegun e tij hungarez Janosh Ader, Ivanov deklaroi se seanca konstitutive në të cilën do të zgjedhej kryetari i Parlamentit duhet të mbahet sa më parë. Ai përsëri e porositi LSDM-në që ta hedhë poshtë Platformën e Tiranës.

“Urgjentisht të përfundojë seanca konstitutive e parlamentit të Maqedonisë. Të zgjidhet kryetar i parlamentit që të mundet detyrat të cilat i kemi si shtet t’i zbatojmë normalisht. Shumica parlamentare të heqë dorë nga platforma e Tiranës që të mund ta merr mandatin për formimin e qeverisë. Unë publikisht thash se ka pengesa juridike të cilat do të ishin tejkaluar nëse do të mbaronte seanca konstitutive si dhe pengesa politike që është platforma e Tiranës”, deklaroi Ivanov, shkruan TV21.TV

Situata në Maqedoni u komentua edhe nga presidenti i Hungarisë Janosh Ader. Sipas tij, NATO dhe Bashkimi Evropian tanimë 10 vite, Maqedonisë po japin premtime të rrejshme.

“Synimet e Republikës së Maqedonisë prej fillimit jashtë të qarta – anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Sa i takon integrimit në NATO dhe në BE, tanimë 10 vite, miqve tanë maqedonas u ofrojmë vërejtje dhe premtime pozitive por të rrejshme”, tha ai.

Përndryshe, gjatë vizitës së tij në Hungari, Ivanov dha intervistë për gazetën “Maxhar Hillap” ku ai foli për rolin e Maqedonisë në ballafaqimin me krizën e emigrantëve. Mes tjerash, ai iu falënderua edhe ministrit të jashtëm hungarez Peter Sijarto , i cili ishte i pari që ngriti iniciativë deri te Këshilli Evropian që ta hedhë poshtë Platformën e Tiranës dhe ta dënojë përzierjen e një kryeministri të huaj në punët e brendshme të Maqedonisë.

Postuar më: 20 Mars 2017, 20:52
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.