Sonte Cozman dhe Skivi do ta kallin Gostivarin, biletat siguroni në “Caffe 500” | FOTO

Sonte Cozman dhe Skivi do ta kallin Gostivarin, biletat siguroni në “Caffe 500” | FOTO

Sonte me fillim prej ora 21:00, në mjediset e Disco Club  “Eldorado”, në Gostivar, do të performojnë frontmenët e muzikës moderne shqiptare Cozman dhe Skivi, transmeton Flaka. 

Biletat janë në shitje dhe mund të sigurohen edhe brenda ditës së sotme. Biletat mund të blihen në  “500 Caffe” në Gostivar ose sonte në hyrje të diskotekës që ndodhet përballë objektit të Komunës së Gostivarit.

Organziatorët thonë se janë ndërmarrë të gjitha parapërgatitjet që mbrëmja të kalojë në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

“Gjithçka është gati, mbrëmja fillon ë ora 21:00. Hyrja do të jetë vetëm 300 denarë. Do të ketë surpriza të shumta prandaj i ftojmë të rinjët e Gostivarit dhe qyteteve të tjera të bëhen pjesë e këtij evenimenti”, tha Gazi Fejzi, pronar i Caffe 500.

Cozman dhe Skivi tashmë kanë postuar në “Fan Page-t” e tyre në rrjetet sociale materialin publicitar të mbrëmjes në qytetin e Gostivarit. Evenimenti do të mbahet në periudhën e ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje për pushimet e fundvitit. Flaka 

Postuar më: 27 Dhjetor 2016, 09:06
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.