Skulptura me akull

Skulptura me akull

Artistë nga e gjithë bota po konkurrojnë për çmimet e para të njërës prej garave më të forta të Festivalit Ndërkombëtar të Akullit, në Harbin të Kinës.

32 ekipe nga shtete të ndryshme të globit kanë dy ditë e gjysmë kohë për të krijuar nga blloqet e akullit skulptura të cilat të meritojnë medaljen e artë, të argjendtë apo të bronztë të këtij eventi. Italiania Francesca Cosmi dhe kolegu i saj po gdhendin akullin për t’i dhënë formën e një praktikuesi të Tai Chi-së.

“Nuk është e lehtë sepse duhet të jesh shumë i saktë në veprime. Surpriza ka gjithmonë. Shpresojmë që skulpturat e akullit të vendosen mirë në tokë e të jenë më të lehta lart”, thotë Cosmi.

Skulptori veteran Yue Changshui, nga provinca fqinje e Xhilinit, thotë se temperaturat këtë vit kanë qenë relativisht më të ngrohta e kjo, për gdhendësit e akullit, nuk është gjë e mirë. Megjithatë, situata nuk konsiderohet problematike.

“Sivjet është pak më ngrohtë se vitin e kaluar e kjo ndikon sigurisht, por nuk ka sidoqoftë efekt shumë të madh mbi skulpturat tona. Përsa kohë termometri të qëndrojë nën zero, me akullin jemi në rregull”, shprehet Changshui.

Skulptura e Yang paraqet një fëmijë mbi një delfin. Përmes saj, ai kërkon të përcjellë mesazhin e tolerancës në botën që jetojmë sot. Pak më e vështirë është tematika e përzgjedhur prej kanadezit Steve Buzak dhe kolegut të tij, që duan të paraqesin një bletë duke qëndruar mbi një lule.

“Epo, ne duam medaljen e artë, apo jo? Është e fortë gara këtu, është shumë e fortë. Janë mbi 30 ekipe nga e gjithë bota dhe kërkojmë ta bëjmë Kanadanë krenare”, thotë Buzak.

Festivali i 33-të Ndërkombëtar i Akullit në Kinë u çel të enjten e do të vazhdojë deri në 25 shkurt.

/ Top Channel

Postuar më: 8 Janar 2017, 13:27
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu