Shikojeni këtë reagim të dhunshëm, pasi bankomati ia përpiu kartelën (Video)

Shikojeni këtë reagim të dhunshëm, pasi bankomati ia përpiu kartelën (Video)

Në Shangai të Kinës, një njeri e ka shkruar kodin gabimisht, dhe bankomati ia ka tërhequr kartelën brenda.

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është nervozuar shumë dhe ka filluar ta godasë me gjëra të forta ekranin e bankomatit, transmeton Telegrafi.

Ai e ka shfryer mllefin edhe në derën e kabinës, të cilën e ka përplasur disa herëduke ia thyer xhamin.

 “Sa herë që më ka përpirë bankomati kartelën, kam menduar të veproj në këtë mënyrë”, është një koment në videon e publikuar.

Postuar më: 10 Maj 2016, 23:41
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë më 23 Mars të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.