Sela: Zaev do të sillet edhe më keq se Gruevski për të drejtat kolektive të shqiptarëve

Sela: Zaev do të sillet edhe më keq se Gruevski për të drejtat kolektive të shqiptarëve

“Unë asnjëherë nuk kam besuar se maqedonasit do të jenë aq zemërgjërë ndonjëherë sa do të thonë merrni të drejtat që u takojnë”.

Kështu tha Ziadin Sela, lider i LR-PDSH-së në Tv 21, dhe shtoi më tej se nuk pret që Zaev të sillet më mirë se sa Gruevski sa u takon të drejtave kolektive shqiptarëve të Maqedonisë.

Megjitahtë, Sela nuk precizon se cila palë nga subjektet maqedonase do ta zbatojë platformën e shqiptarëve ose është e gatshme ta pranojë platformën.

Por Sela tha që subjektet shqiptare tani më shumë se kurrë duhet të jenë bashkë dhe të mos lëshojnë pe assesi.

“BDI që mos ndjehet e kërcënuar se dikush i ri në derë për të hy në qeveri, ne jemi që ata si fitues të mbështeten, t’i japim fuqi atij subjeti që fitoi zgjedhjet dhe të votojën ligjin për gjuhën shqipe e pastaj ta votojmë qeverinë”.

Sela shtoi se duhet të kushtëzohet pala maqedonase kushto qoftë ajo para se të formohet qeveria. Sipas tij kjo nuk prodhonë krizë, sepse tha, krizën e krijojnë maqedonasit dhe gjithçka shtoi, duhet të zgjidhet në Kuvend. Kthim mbarapa nuk duhet të ketë tha Sela dhe foti që nëse vendi vendos të shkojë sërisht në zgjedhje, shqiptarët ti bojkotojnë ato. FLAKA.mk

 

Postuar më: 11 Janar 2017, 22:52
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu