Sela: Nuk lejojmë më të na japin të drejta aq sa duan maqedonasit

Sela: Nuk lejojmë më të na japin të drejta aq sa duan maqedonasit

Lideri i LR-PDSH Ziadin Sela, në intervistë në Tv 21 tha se është koha që shqiptarët të mos lejojnë më që të drejtat e tyre në Maqedoni, t’u jepen dhe përgatiten nga kuzhinat maqedonase dhe aq sa dëshiron pala tjetër, transmeton FLAKA.mk

“Z. Gruevski derisa nuk del e nuk u kërkon falje shqiptarëve për të gjitha të zezat që u bëri, s’ka pse më thirr në telefon për koalicion qeveritarë”, deklaroi Sela.

“Kam gabuar dhe gjuha shqipe duhet të jetë e barabartë me atë maqedonase në Maqedoni, vetëm kështu duhet të jetë falja publike e pranueshme që duam nga Gruevski’, tha më tej Sela.

Sela foli edhe për kushtet që dëshiron të plotësojë paraprakisht edhe LSDM që të shkojnë në koalicon.

“Zaev dhe LSDM mund të premtojnë shumë, por do të shohim. Ne ishim në debatë në Zvicër dhe atë që thashë unë, ai pastaj doli i tha pot ë njejtat gjëra dhe tha se do të shkojmë edhe përtej Marrëveshjes së Ohrit, por këtë e bëri për populizëm për të marrë votat shqiptare. Por, kjo nuk është garancë nga Zaev, jo sepse akoma s’kemi një prononcim të tij, besim i vetëm për shqipatërt është politikani shqiptarë”. FLAKA.mk

 

 

 

Postuar më: 11 Janar 2017, 22:34
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu