Samsung me smartphone të përthyshëm

Samsung me smartphone të përthyshëm

Zërat mbi një smartphone elastik të Samsung, të quajtur Galaxy X, forcohen më tej falë një kërkesë për patentë që është depozituar në Korenë e Jugut.

Faqja International Business Times sjell disa pamje të idesë se si duhet të jetë kjo pajisje.  Nëse ky model miratohet do të jetë një telefon që përkulet në qendër dhe që do të ketë të gjithë ekranin brenda. Por megjithatë do të jetë dhe një ekran i dytë që aktivizohet kur pajisje mbyllet. Patenta i shtohet zërave të muajve të shkuar sipas të cilave kompania synon të ketë smartphone apo tabletë me ekran Oled, të përkulshëm.

Pas tërheqjes së Note &, për shkak të shpërthimit të baterisë, Samsung po sheh të hedh në treg të rejat e 2017. E sigurt është Galaxy S8, smartphone i ardhshëm, që do të mbëshetet në një asistent dixhital bazuar në inteligjencën artificiale. Ndoshta Samsung do të përdorë teknologjinë Viv Labs, e specializuar në inteligjencës artificiale./ Top Channel

Postuar më: 12 Nëntor 2016, 23:56
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu