Rinia nuk “lodhet” me politikën

Rinia nuk “lodhet” me politikën

Të rinjtë thonë se nuk kanë kohë për politikë dhe se ajo është punë për të cilën nuk duhet të kujdesen, pasi pos asaj që nuk u intereson, nuk mund as të ndikojnë në të. Disa nga të rinjtë, edhe pse kanë të drejtë vote, deri tani nuk e kanë shfrytëzuar dhe për këtë as e dinë se si votohet, transmeton FLAKA.info

Kualiteti i arsimimit, shëndetësia, mjedisi jetësorë dhe përgjithësisht niveli i kualitetit jetësorë në shoqëri, në masë të madhe varet nga ajo se çfarë politika implemetojnë partitë politike të cilat e kanë fituar pushtetin, ata të cilët sjellin vendime në emër të të gjithë qytetarëve.

Rinia është pjesë e rëndësishme e çdo shteti dhe interesi tyre dhe kyçja në sjellje të vendimeve ndikon edhe ndaj zhvillimit të shteteve.

Por, disa të rinjë në Maqedoni janë të interesuar për politikë. Gjatë dy viteve të kaluara përmes protestave studentore dhe shkollarëve të mesëm ata treguan interes për kyçje më të madhe në proceset demokratike. Por prap duke se apatia ndaj politikës dominon te ata.

Një pjesë e madhe e sudentëve në Universitetin e Shkupit thonë se politika nuk u intereson. Disa thonë se për momentin më të rëndësishme i kanë studimet, e disa të tjerë se aspak nuk i tërheq politika.

“Mendoj se politika është preokupim i madh, të lodhemi me diçka e cila nuk na intereson në ndonjë formë dhe ndaj të cilës nuk kemi ndikim”, thotë një student.

“Populli duhet të udhëheq me politikën, të gjithë duhet të jemi të interesuar, pasi problemet zgjidhen bashkërishtë”, thotë një tjetër student.

Por, përskaj interesimit të ulët për politikën, të rinjtë në Maqedoni nuk e shfrytëzojnë mjaftueshëm edhe të drejtën për të votuar. Interesi ulët është notuar në hulumetimet e organizatave joqeveritare dhe ekspertëtë ndërkombëtarë në ciklet e kaluara zgjedhore. Në to thuhet se edukimi i pamjaftueshëm është shkaku kryesorë për pjesëmarrje të ulët në procesin më të rëndësishëm demokratik – zgjedhjet. FLAKA.info

 

Postuar më: 2 Nëntor 2016, 23:39
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

LAJME NGA MAQEDONIA

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA