R E D A K S I A : 

Salije SADIKU 

Abedin BILALLI

Jeta SADIKU (POLITIKË E BRENDSHME)

Xhumadije IBRAHIMI (EKONOMI)

Driton ZENKU (KULTURË)

Rita AGAI (SHOW BIZ – KRONIKË E ZEZË)

Arsim DISHA (SPORT) 

Bashkëpunëtor:

Blerta HAXHIAJ – Shqipëri

Mbikqyrje:

Sihana EMINI

Mirëmbajtja teknike:

Muharrem SHAQIRI

Kontabilitet:

Refet BAJRAMI

KUSH JEMI NE ?

Agjencia e Lajmeve FLAKA filloi misionin e informimit të opinionit shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë në Prill të vitit 2016.

Kjo ishte data zyrtare e fillimit me punë, edhe pse ideja e themelimit daton shumë më herët. Duke u nisur nga parimi që punët serioze kërkojnë kohë dhe mund më të gjatë, punët për themelimin e FLAKA-s rrodhën natyrshëm dhe hap pas hapi.

Kur menduam se u plotësuan gjitha kushtet për fillimin me punë, duke pas para sysh kompletimin e stafit redaktorial, stafin e gazetarëve, stafin teknik dhe gjitha kushtet e tjera, vendosëm që FLAK-ën të ia dorëzojmë publikut.

Ekipi i angazhuar përbëhet nga kuadro të dëshmuara profesionale dhe me përvojë të madhe. Kjo vlen sidomos për gazetarët e angazhuar për të informuar publikun shqiptar dhe jo vetëm, në mënyrë profesionale, të paanshme, në kohë reale dhe mbi gjitha duke mbrojtur me kujdesin më të madh vlerat dhe kodin gazetaresk dhe kodin etik të gazetarisë.

Respektimi i kodit gazetaresk dhe kodit etik të gazetarisë, është udhërrëfim për punën tonë të përditshme. Lajm pa konfirmim dhe pa burim informacioni, nuk kalon në FLAKA.

Lajmet të karakterit spekulativ dhe me përmbajtje që bien në kundërshtim me kodin etik të gazetarisë, po ashtu nuk kanë vend në FLAKA.

FLAKA, është një nga ueb faqet informative më të sofistikuara në rajonin e Evropës Juglindore, duke ndjekur në hap zhvillimet dhe risitë teknologjike.

FLAKA, ka për mision të ndjek dhe pasqyron informacionet dhe zhvillimet e fundit, me qëllim që lexuesi që na beson informimin të jetë i njoftuar në kohë reale me lajmet më të reja.

FLAKA, filloi me shtrirje territoriale të informimit duke mbuluar çdo vendbanim ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni, kurse mision dhe prioritet mbetet shtrirja edhe në trojet e tjera shqiptare.

Po ashtu, FLAKA punon që versioni në gjuhën shqipe të jetë i kapshëm edhe për lexuesit e dy komuniteteve tjera më të mëdha në Maqedoni, komunitetin maqedonas dhe komunitetin turk.

Në fillim u tha se FLAKA filloi misionin e informimit të opinionit shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë në Prill të vitit 2016, por jetëgjatësia e misionit për të informuar publikun shqiptar dhe jo vetëm, mbetet në besimin dhe mbështetjen e lexuesit tonë.

Urojmë që besimi, respekti dhe mbi gjitha raporti media – publik të mos lëkund në asnjë moment raportet tona.

Nga ana jonë, ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këto vlera as mos të vijnë në dyshim.

RREGULLA PËR PËRDORIMIN E PËRMBAJTJES NGA UEB-FAQJA E FLAKA-S

Shikuesit tanë duhet ta dijnë që të gjitha të drejtat e përmbajtjes, përfshi dhe ato autoriale, i takojnë “FLAKA-s”.

 Me përdorim e ueb-faqes së “FLAKA-s”, pajtoheni që përmbajtjen do ta shfrytëzoni vetëm për nevoja personale, jo komerciale.

Përmbajtja e ueb-faqes së “FLAKA-s”, nuk lejohet të kopjohet, shpërndahet ose shitet, të tregohet publikisht apo të adaptohet, nëse nuk është rregulluar më herët me ndonjë marrëveshje paraprake me televizionin.

Prandaj ” FLAKA-s ” angazhohet t’i respektojë dhe praktikojë rregullat që do t’i vendosin mediumet e tjera, për përdorimin e përmbajtjeve të tyre.

Pa marrëveshje me redaksinë e “FLAKA-s”, nga teksti i publikuar në ueb-faqen e “FLAKA-s”, mund të merren vetëm:

– Titulli

– Fjalia e parë e tekstit, dhe

– Detyrimisht duhet të vendoset linku që çon në ueb-faqen e “FLAKA-s”, më saktë tek teksti nga ku merret.

– Fotografia mund të shfrytëzohet (vetëm në madhësi të vogël, më të vogël se 150 piksel në horizontale), nëse në të është shënuar se nuk mund të shfrytëzohet pa lejen e “FLAKA-s”.

DUHET TA DINI !

Politikës për privatësi mund t’i qaseni në çdo kohë në ueb-faqen http://flaka.info/index.php/sq/redaksia/. Shfrytëzimi i juaj dhe/ose regjistrimi në cilëndo pjesë të ueb-faqes d.t.th. pranim i kësaj Politike për privatësi. Nëse nuk pajtoheni me kushtet e kësaj Politike për privatësi, Ju lutemi mos e shfrytëzoni ueb-faqen.

Kjo Politikë për privatësi nuk përfshin informata të mbledhura në vende të tjera, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në informata të mbledhura off-line dhe në ueb-faqe për tek cilat janë vendosur linke në ueb-faqe.

Politika e zbatuar për privatësi e FLAKA-s bazohet në Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë. Në formë elektronike, teksti i Ligjit (PDF) mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale të RM (http://dzlp.mk/).

FLAKA.INFO e respekton privatësinë e shfrytëzuesve të serviseve dhe shërbimeve të tij informative, si dhe privatësinë e vizitorëve të internet faqes www.flaka.info.

Të gjitha të dhënat personale që janë marrë në formë elektronike apo në një formë tjetër, si dhe të dhënat të cilat personi i ka vendosur në formularet në internet faqen www.flaka.info, konsiderohet se janë marrë me pajtimin e atij personi.

FLAKA është përgjegjës për pasojat, dëmi material apo dëm tjetër që mund të paraqitet tek personi dhe tek personat e tjerë fizikë apo juridikë, nëse personi jep/vendos të dhëna jo të sakta apo jo të plota.

Të dhënat personale janë marrë vetëm për shkak të sigurimit të papenguar dhe vendosjes së serviseve dhe shërbimeve informative të FLAKA-s, të anketuesit/shfrytëzuesit apo vizitorit në internet faqen tonë.

FLAKA i ruan të dhënat personale të anketuesit/shfrytëzuesit, vetëm derisa zgjat detyrimi për shkak të së cilit të dhënat janë marrë.

Kur do të ndërpritet kontrata apo lloji tjetër i lidhjes mes FLAKA-s dhe personit anketues/shfrytëzues, të gjitha të dhënat personale përgjithmonë hiqen nga Përmbledhja e të dhënave personale të FLAKA-s, në afat prej 90 ditëve.

FLAKA obligohet që përpunimin e të dhënave personale të mos i besojë e as ato t’ia lëshojë një personi të tretë.

Të dhënat personale të shfrytëzuesve të serviseve dhe shërbimeve informative të FLAKA-s dhe të vizitorëve të internet faqes www.flaka.info, nuk janë të kapshme për persona të tretë, përveç në raste kur kjo është caktuar ndryshe me ligj apo marrëveshje plotësuese.

Të dhënat personale të shfrytëzuesve të serviseve dhe shërbimeve infomative të FLAKA-s  dhe të vizitorëve të internet faqes www.flaka.info, nuk do të përdoren, as nuk do të lëshohen për reklama, marketinig apo qëllime të ngjashme afariste.

LAJME NGA MAQEDONIA

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA