Rama, iftar për Ramazanin: Për Shqipërinë ka vetëm një rrugë!

Rama, iftar për Ramazanin: Për Shqipërinë ka vetëm një rrugë!

Kryeministri Edi Rama komentoi daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, duke e simbolizuar si një “martesë të brishtë”, por për Shqipërinë – tha ai, – ka vetëm një rrugë: atë drejt Bashkimit Europian.

Gjatë një iftari të shtruar në oborrin e Kryeministrisë për nder të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Rama u shpreh se vetëm me një drejtësi të fortë Shqipëria do të ketë shtet solid.

“Po a është e mundur një drejtësi e drejtë në këtë Shqipërinë tonë sot dhe, a mund të kthehet dëshira kaq e etur e popullit tonë sot në një realitet të mundur me drejtësi? Nuk do të isha i bindur në ‘po’-në time, nëse sot do të ishim vetëm. Por s’kemi vetëm dhe, pavarësisht sesi ka përfunduar po sot, martesa asnjëherë e lumtur e Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian, e cila qysh në krye të herës ka qenë një krushqi goxha e vështirë, për ne shqiptarët është fat i historisë të jemi sot bashkë me Bashkimin Europian në rrugëtimin e mundimshëm për të ndërtuar një drejtësi të drejtë. Sepse për ne, për Shqipërinë, në fund të fundit kjo drejt Bashkimit Europian nuk është rruga e një shteti solid, siç ishte Britania e Madhe kur iu bashkua Europës politike. Por është rruga e një populli, që vetëm përmes kësaj rruge mund të ndërtojë një shtet solid”, tha kryeministri Rama.

Në këtë iftar, ku ishin të ftuar krerët e besimeve fetare në vend, politikanë, gazetarë dhe diplomatë, Rama i uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Postuar më: 25 Qershor 2016, 10:39
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat