PSM: Platforma e shqiptarëve rrezik i sovranitetit dhe integritetit territorial

PSM: Platforma e shqiptarëve rrezik i sovranitetit dhe integritetit territorial

Partia Socialiste e Maqedonisë  thekson se do të kundërshtohet ashpër në çdo tentativë për ndërrim të Kushtetutës dhe nuk pranon kurrfarë shantazhe dhe presione gjatë formimit të qeverisë së re, transmeton Agjencia e Ljameve Flaka.

“Përkujton se partitë në Koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” e kanë marrë besimin nga shumica e qytetarëve, të konfirmuar edhe me numrin e mandateve në Kuvend. PSM pret që Qeveria e re të vazhdojë, atje ku ka mbetur, t’i ndërtojë dhe zhvillojë marrëdhëniet ndëretnike, besimin dhe bashkëjetesën, të krijuar në periudhën e kaluar në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, thuhet në kumtesën e partisë. Lidhur me Platformën e partive të shqiptarëve në Maqedoni me kërkesë dhe kushte për negociata për formim të qeverisë së re me partitë politike të Maqedonisë, PSM konsideron se ky është projekt drejtpërdrejtë i orientuar për rrezikim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë”./FLAKA.info/

Postuar më: 11 Janar 2017, 17:43
Salije Sadiku
Lindi në vitin 1988 në Kërçovë. Në vitin 2012 mbaroi studimet në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2012 punon si gazetare aktive dhe është anëtare e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat