Partitë politike me qëndrime të kundërta do ta presin Hahn

Partitë politike me qëndrime të kundërta do ta presin Hahn

Ivanov kërkon zgjedhje të reja, Gruevski të koalicionojë me Ahmetin, Zaev mandat për të formuar Qeveri të re dhe transferim të qetë të pushtetit-këto janë pozicionet të cilin shefi i shtetit, kreu i VMRO-DPMNE-së dhe i LSDM-së do t’ia thonë nesë edhe eurokomesarit për zgjerim Johanes Hahn dhe treshes së eurodeputetëve, transmeton FLAKA.

Argumentet se presin transferim të qetë të pushtetit dhe mandat nga Ivanovi eurokomesarit Hahn, do t’ia prezentojnë nesër edhe partnerët e arshëm të koalicionit të LSDM-së.

Ivanov Hahn do ta pres te kabineti tij, por mesazhet që sot ia ka dërguar nga Budapesti. Zgjidhjen për krizën politike presidenti e sheh njejtë sikurse ish kryeministri – në zgjedhjet e reja. Ivanov në intervisët për “Magjar Hirlap” ka thënë se është i nevojshëm edhe regjistrim i ri i popullatës.

“Partitë politike duhet të gjejnë zgjidhje përmes sjelljes së përgjegjshme, por në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Asnjë zgjidhje nuk mund ta rrënojë karakteri unitar të shtetit dhe duhet të jetë në drejtim të mbrojtjes të interesave të shtetit të Republikës së Maqedonisë. Kuptohet, zgjidhje e mundshme për tejkalim të situatës janë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në të cilat qytetarët do të shpreheshin edhe për temat të cilët janë kyçur në periudhën pas-zgjedhore”, thotë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Presidenti të fillojë të sillet si president, e jo si zëdhënës i Gruevskit thanë nga partia e Zoran Zaevit. Nga atje thonë se eurokomesari do ta thotë atë që çdokush nga Evropa ia ka thënë Gruevskit dhe Ivanovit – se koha e tyre ka kaluar.

Gruevski nga ana tjetër, të cilin të fundit do ta takojë Hahn, vjen me tre kërkesa në takim thonë nga VMRO-DPMNE – dënim i t.q. Platformë e Tiranës, kërkes të respektohet principi fituesi me fituesin i vendosu përmes marrëveshjes së majit nën monitorim të bashkësisë ndërkombëtare si dhe zhbllokim të eurointegrimeve.

Nga BDI pa detaje konkrete se çfarë presin nga eurokomesari, por thonë vizita e tij është në drejtim të zgjidhjes së krizës politike.

Hahn në Maqedoni vjen i shoqëruar me treshen e eurodeputetëve, kurse të premten në intervistë për “Doçe Welle”, tha se pret transrefim demokartik të pushtetit, e pastaj edhe realizim të reformave nga Pribe. FLAKA

 

Postuar më: 20 Mars 2017, 20:30
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.