Në vitin 2016 kanë udhëtuar gjithsej 1.794.376 pasagjerë

Në vitin 2016 kanë udhëtuar gjithsej 1.794.376 pasagjerë

Gjithsej 1.794.376 pasagjerë në vitin 2016 kanë udhëtuar në dy aeroportet “Aleksandri I Madh” në Shkup dhe “Sv. Apostol Pavlle” në Ohër shifër e cila është për 15 përqind më shumë në krahasim me vitin 2015 kur janë evidentuar 1.560.381 pasagjerë, njotoi “TAV Maqedoni”.

“Jemi të kënaqur që kemi arritur rritje të numrit të pasagjerëve në nivel vjetor, kjo rritje është me madhe se mesatarja në BE dhe mesatarja në rajon. Edhe në vitin 2017 do të vazhdojmë më këtë synim të fokusohemi në qëllimet tona dhe të zgjerojmë rrjetin e linjave nga aeroportet në Shkup dhe në Ohër, duke bashkëpunuar me Qeverinë dhe me gjitha institucionet” ka thënë drejtori gjeneral i “TAV Maqedoni”, Alper Ersoj.

Në bazë të dhënave linja për Stamboll është destinacion më i shpeshtë me 12.6 përqind, pasojnë Zyrih me 10.2 përqind, Vienë me 6.3 përqind, Basell me 5, Malmo me 4.8 përqind dhe Londra me 4.3 përqind.

Për sa i përkët kompanive shumica e pasagjerëve kanë zgjedhur Wizz Air me 54.8 përqind, pason Turkish Airlines, Austrian Airlines, Germania Flug, Pegasud Airlines dhe Edelweiss.

DIta kur janë shënuar më shumë pasagjerë që kanë udhëtuar ka qenë me 12 gusht kur kanë udhëtuar 5.641 pasagjerë, gjithashtu edhe më datë 21 korrik kanë udhëtuar gjithsej 5.604 pasagjerë.

Postuar më: 11 Janar 2017, 15:22
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat