Në aeroportet e Maqedonisë kaluan 1.7 milionë pasagjerë

Në aeroportet e Maqedonisë kaluan 1.7 milionë pasagjerë

Sipas të dhënave, Stambolli është destinacioni më i frekuentuar nga Aeroporti “Aleksandri i Madh” në vitin 2016, me 12,6 për qind pjesë tregu, pastaj vjen Cyrihu me 10,2, Vjena me 6,3, Bazeli me 5 për qind.

Dy aeroportet e Maqedonisë, në Shkup dhe Ohër, kanë qenë mjaft të frekuentuara gjatë vitit 2016. Janë gjithsej 1.794.376 udhëtarë të cilët kanë udhëtuar në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe “Shën Apostull Pali” në Ohër, që është 15 për qind më shumë në krahasim me vitin 2015.

Në vitin e 2015 janë evidentuar 1.560.381 udhëtarë, njofton “TAV Maqedoni”, përcjell MIA. Kompania njofton edhe se është rritur numri i operacioneve për 8,9 për qind, duke arritur gjithsej 16.883 fluturime.

“Jemi të kënaqur që arritëm rritje dyshifrore të numrit të udhëtarëve në nivel vjetor, më e lartë nga mesatarja e BE-së dhe nga mesatarja në rajon. Edhe në vitin 2017 do të vazhdojmë në këtë drejtim, duke i përqendruar qëllimet tona kryesore në zgjerimin e rrjetit të linjave nga aeroportet në Shkup dhe Ohër, duke bashkëpunuar me Qeverinë, me të gjithë institucionet e involvuara kompetente për aviacionin dhe me kompanitë ajrore”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni” Alper Ersoj.

Sipas të dhënave për komunikacionin rrugor, Stambolli (me dy aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gokçen”) është destinacioni më frekuentues nga Aeroporti “Aleksandri i Madh” në vitin 2016, me 12,6 për qind pjesë tregu, pastaj pasojnë Cyrihu me 10,2, Vjena me 6,3, Bazeli me 5, Malme me 4,8 dhe Londra me 4,3 për qind.

Lidhur me pjesën e kompanive ajrore në komunikacionin rrugor, Wizz Air ka transportuar numër më të madh të udhëtarëve, 54,8 për qind, ndërsa pason Turkish Airlines, Austrian Airlines, Germania Flug, Pegasus Airlines dhe Edelweiss.

Dita më e frekuentuar në aeroportin e Shkupit në vitin 2016 ka qenë 12 gushti kur kanë udhëtuar 5.641 udhëtarë, ndërsa numri i përgjithshëm i lëvizjeve të aeroplanëve ka qenë 50, ndërsa pastaj edhe 21 korriku kur gjithsej 5.604 udhëtarë janë transportuar për një ditë me gjithsej 51 lëvizje të aeroplanëve.

Kargo-komunikacioni në aeroportin në Shkup ka rritje të konsiderueshme prej 10,9 për qind në vitin 2016 me gjithsej 3.090 tonë dërgesa të transportuara me aeroplan.

Sipas “TAV Maqedoni”, kjo rritje kryesisht është meritë e eksportit të rritur të mallrave, por edhe të popullarizimit të porosive individuale përmes internetit të transportuara përmes rrugës ajrore.

“Viti i kaluar 2016 ka qenë vit shumë i suksesshëm për rritje të komunikacioni në aeroportin në Ohër, ku numri i udhëtarëve është rritur në 39,2 për qind në nivel vjetor./FLAKA.info/

Postuar më: 11 Janar 2017, 20:37
Salije Sadiku
Lindi në vitin 1988 në Kërçovë. Në vitin 2012 mbaroi studimet në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2012 punon si gazetare aktive dhe është anëtare e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu