Maqedonasve të Shqipëris u “djeg” emri sllavomaqedonas që e përmendi Bushati në deklaratën e tij!

Maqedonasve të Shqipëris u “djeg” emri sllavomaqedonas që e përmendi Bushati në deklaratën e tij!

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë , Ditmir Bushati foli mbi deklaratëne përbashkët të partive shqiëpare në Maqedoni, por lidhur me këtë kanë reaguar Maqedonasit e shqipërisë ku dënojnë fjalën sllavomaqedonas që ka përmendur Bushati në një pjesë të deklatartës. Informon Agjencia e Lajmeve Flaka.

Sa i përket zbatimit të platformës së nënshkruar nga partitë shqiptare, Bushati thekson se ky është momenti i duhur që ata të bëheshin bashkë.

Barazia, liria dhe demokracia si tre elemente themelore të Marrëveshjes së Ohrit nuk janë zbatuar në mënyrën e duhur, apo në atë mënyrë siç parashikonte Marrëveshja e Ohrit, çka të lë një përshtypje apo shije të hidhur që kemi të bëjmë me dy komunitete, që në fakt janë shtetformues, sllavo-maqedonasit dhe shqiptarët, të cilët pak komunikojnë me njëri-tjetrin. Besoj se ky është momenti i artë për faktorin politik shqiptar për t’u bërë së bashku dhe për të avancuar këto çështje”, thotë Bushati.

Ndërkaq mënjherë pas kësaj kanë reaguar maqedonasit e Shqipërisë ku thonë “Në emër të të gjithë maqedonasve dënojnë me ashpër një pjesë të deklaratës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili i quajti maqedonasit sllavo-maqedonas.

Kjo është e papërgjegjëshme  dhe ofenduese. Ne kërkojmë nga Bushati në të ardhmen të mos bëjë definicione  pa ligj dhe pa bazë. Ne duhet të punojmë për të ndërtuar marrëdhënie të sinqerta dhe miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë “, thuhet në deklaratën e” Ilinden “/FLAKA.info/

Postuar më: 10 Janar 2017, 19:34
Salije Sadiku
Lindi në vitin 1988 në Kërçovë. Në vitin 2012 mbaroi studimet në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2012 punon si gazetare aktive dhe është anëtare e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat