Kumanovë, rrugët plot akull, spitali plot pacientë me fraktura të thyera | FOTO

Kumanovë, rrugët plot akull, spitali plot pacientë me fraktura të thyera | FOTO

Rajoni i Kumanovës dhe Likovës mbetet edhe më tej peng i borës dhe rrugëve të papastruara.

Në një situatë të këtillë ndjeshëm është shtuar paraqitja e qytetarëve në Spitalin e Kumanovës me këmbë e duar të thyera dhe fraktura të tjera trupore.
Numri i qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve trupore ditëve të fundit ka arritur në mbi 100, një pjesë e të cilëve për shkak të seriozitetit të dëmtimeve trupore janë dërguar në klinikat e Shkupit.
Kreu i Kumanovës, Zoran Damjanovski, ka thënë se për pastrimin e rrugëve janë hedhur 85 ton kripë. Madje, ai ka thënë se nuk mundet për tri ditë të pastrohen 280 kilometra rrugë infrastrukturore nëpër Kumanovë dhe lagjet periferike.
Situatë e ngjashme vazhdon të jetë edhe në komunën e Likovës, ku edhe përkundër faktit se po pastrohen rrugët, megjithatë vështirësitë për lëvizje me vetura mbeten edhe më tej. Të bllokuara mbeten edhe më tej fshatrat Llukarë, Goshincë dhe fshatra të tjera të Malësisë së Karadakut.
Postuar më: 10 Janar 2017, 14:33
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat