Komuna e Tetovës vijon pastrimin e rrugëve nga dëbora | FOTO

Komuna e Tetovës vijon pastrimin e rrugëve nga dëbora | FOTO

Reshjet e dëborës vazhdojnë me intenzitet të lartë. Komunikacioni në qytet zhvillohet lirë por në kushte dimërore. Janë pastruar dhe janë të kalueshme bulevardet, unazat në qytet, si dhe rrugët me prioritet dytësor.

Gjithashtu janë të kalueshme edhe rrugët për në fshatrat Shipkovicë-Brodec-Veshallë-Bozofcë, si dhe hyrjet e fshatrave Rasadisht, Gajre dhe Lisec.

Probleme janë paraqitur në drejtimin Sellcë-Vicë, ku për shkak të defektit të mekanizimit është angazhuar mekanizim shtesë i cili është nisur për te ky drejtim rrugor dhe brenda një ore pritet lirimi i të njëjtit. Luten qytetarët të mos qarkullojnë pa nevojë me atomjetet e tyre, të mos hudhin dëborën në rrugë dhe të mos parkohen në menyrë paralele në skajet e rrugëve. Gjithashtu për çdo nevojë dhe rast urgjence të kontaktojnë numrat e telefonit 193 – NJKTZ, 195 QMK, dhe 075 369 013.

Për shkak se reshjet do të vayhdojnë pandërprerë e gjithë maqineria dhe kapacitetet njerëzore do të punojnë pandërprerë deri në normalizim të komunikacionit rrugor në komunën e Tetovës.

Postuar më: 5 Janar 2017, 15:44
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

LAJME NGA MAQEDONIA

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA