KOMENT: Gostivari rangohet “keq” në listat për deputetë !

KOMENT: Gostivari rangohet “keq” në listat për deputetë !

Gostivari rangohet “keq” në listat për deputetë. Kjo përshtypje len të kuptohet të paktën deri në këto momente nga listat e publikuara zyrtarisht nga subjektet politike shqiptare.

Deri tani, publike janë bërë listat e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Lëvizjes për Reforma – PDSH.

Në përbërjen e kaluar të Parlamentit, Gostivari u përfaqësua me pesë deputetë shqiptarë, katër nga BDI dhe një nga PDSH, ndërsa tani duket se nuk do ta ketë këtë privilegj, ashtu siç është nisur.

PDSH, në zonën e gjashtë Gostivarin e ka renditur me numër rendor pesë, edhe atë kryetarin e degës së Gostivarit, Rushit Veapi, ndërkohë që mbrëmë LR-PDSH bëri publike emrat dhe rezultoi që kandidatja nga Gostivarit, Afërdita Hamza është radhitur me numër gjashtë.

Nga Rilindja Demokratike Kombëtare e Vesel Memedit, jo zyrtarisht, tek gjashtja do të garon vet lideri i saj me numër rendor dy në kuadër te koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”.

Jo zyrtarisht, Rilindja Demokratike Kombëtare e Fadil Zendelit, në suaza të koalicionit me Besën, do të përfaqësohet me njërën nga tre vendet e para, por nuk përjashtohet mundësia që Fadil Zendeli të jetë bartës liste i koalicionit në këtë njësi zgjedhore.

Nuk dihet ende se me sa kandidatë në kombinime fituese do të del dega e BDI-së në Gostivar, sikurse edhe ajo e PPD-së. Kjo e fundit vetëm konfirmoi që bartës liste tek gjashta do të jetë lideri i saj, Abdylhadi Vejseli. Redaksia Flaka

Postuar më: 7 Nëntor 2016, 15:56
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu