Kërkesa e Ivanovit, BDI: Le t’a gjejë vetë zgjidhjen

Kërkesa e Ivanovit, BDI: Le t’a gjejë vetë zgjidhjen

Edhe pse presidenti Ivanov ftoi partitë politike t’a ndihmojnë për gjetjen e një zgjidhjeje ligjore për tërheqjen e vendimit për abolim të politikanëve, këto të fundit duket se nuk e kanë ndërmend t’a ndihmojnë kreun e shtetit në këtë drejtim.

Nga BDI thonë se presidenti duhet të gjejë vetë zgjidhje, ashtu siç vetë vendosi të falë politikanët.

“Me këtë vendim, Ivanov cenoi interesat e shtetit dhe të qytetarëve dhe suspendoi sundimin e ligjit.  Ju takon ekspertëve ligjorë të japin mendim se si mund të shfuqizohet vendimi.”- thonë nga BDI.

VMRO mbështet sërish idenë që katër partitë politike t’i dërgojnë një letër të përbashkët presidentit, ide kjo që u refuzua që në fillim e rezultoi me letra të veçanta nga katër partitë më të mëdha.

“Disa herë deri tani e kemi treguar qëndrimin tonë partiak. Edhe në fillim propozuam dërgimin e një letre të përbashkët drejt presidentit Ivanov.”- thonë  nga VMRO-DPMNE.

PDSh dhe LSDM nuk kanë reaguar sot ndaj kërkesës së djeshme të presidentit.

Postuar më: 22 Prill 2016, 20:02
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë më 23 Mars të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.