Kapele për të vendosur celularin

Kapele për të vendosur celularin

Duke patur parasysh lidhjen e fortë që kemi me rrjetet sociale shumicën e rasteve na nevojiten foto dhe video fantastike për të qenë sa më aktivë në profilet tona.

Edhe pse telefonat tanë fatmirësisht ofrojnë kamera të mira dhe me rezolucion të lartë, problemi mbetet se si të realizosh video dhe foto nga një kënd i mirë.

Shpeshherë kur realizojmë një video përpiqemi që të kemi një kënd të mirë xhirimi, por disa lloje videosh nuk mund t’i realizojmë pa ndihmën e disa aksesorëve.

Smabow është një kapele e cila është projektuar në mënyrë të tillë që ju mund të vendosni celularin ose kamerën tuaj sipër saj duke ofruar kështu një kënd të mrekullueshëm për të xhiruar.

Ky aksesor kushton vetëm 42 dollarë dhe është i përshtatshëm për të gjithë aparatet tuaj smartphone madje dhe për kamerën GoPro./Flaka/

Postuar më: 1 Nëntor 2016, 21:50
Salije Sadiku
Lindi në vitin 1988 në Kërçovë. Në vitin 2012 mbaroi studimet në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2012 punon si gazetare aktive dhe është anëtare e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

LAJME NGA MAQEDONIA

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA