Institucionet në veprim, ministri Agim Nuhiu niset për në Jazhincë | FOTO

Institucionet në veprim, ministri Agim Nuhiu niset për në Jazhincë | FOTO

Bllokimi i nëntë automjeteve nga dëbora në pikën kufitare në Jazhincë, ka sensibilizuar institucionet e shtetit. Lajmi i publikuar në Flaka, ka nxitur reagimin e menjëhershëm nga ana e tyre. 

Rrugës për në Jazhincë është ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.

Nuhiu në linjë telefonike me Agjencinë e Lajmeve Flaka, njoftoi që pas njoftimit është nisur drejt Jazhincës për të shikuar gjendjen atje.

“Jam duke shkuar në Jazhincë. Dhash urdhër që udhëtarët të cilët ndodheshin në automjetet e bllokuara të futen brenda Stacionit Policor. Aktualisht ndodhen në ambiente të ngrohta dhe nën përkujdesjen e Policisë”, tha për Flaka ministri Nuhiu. Flaka 

 

 

Postuar më: 6 Janar 2017, 10:13
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë më 23 Mars të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.