HULUMTIM: Gjysma e të rinjëve në Maqedoni nuk përdorin prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale

HULUMTIM: Gjysma e të rinjëve në Maqedoni nuk përdorin prezervativë gjatë marrëdhënieve seksuale

Të rinjtë në Maqedoni nuk janë të siguruar dhe shumë të përgatitur për shijimet e para seksuale dhe relacionet intime. Disproporcion të madh gjinorë 12:1 ka te të paraqiturit në marrëdhëniet e para sekusuale te meshkujt 15 vjeçar dhe vajzat, gjegjësisht 36 për qind e meshkujve dhe tre për qind te vajzat kanë thënë se në moshën 15 vjeçe kanë pasur marrëdhënie seksulae, transmeton FLAKA.mk

Diferenca ekziston edhe te mesatarja evropiane, ku 24 % e meshkujve dhe 17 % e vajzave në moshën 15 vjeçare kan pasur seks. Këto janë përfundimet kryesore nga hulumtimi “Sa janë të barabartë dhe të siguruar të rinjtë në Maqedoni në zhvillimin e tyre seksual dhe përvojat seksuale”, që e prezentoi Koalicioni për të drejtat e seksit dhe të drejtat shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara.

Lina Qostarova Unkovska, hulumtuesja kryesore ne projekt, tha se hulumtimi është bërë në bazë të Studimit ndërkombëtarë për sjelljen lidhur me shëndetin te nxënësit të moshave 15 vjeçe, e cila është bërë në vitin 2014. Ky studim realizohet çdo katër vite në 44 vende të botës.

“Në lidhje me përdorimin e prezervativit, të dhënat janë shqetësuese sepse vetëm 20 për qind nga vajzat me prejardhje shqiptare kanë thënë se kanë përdorur prezervativ, për dallim nga meshkujt shqiptarë, prej të cilëve 62 për qind kanë thënë se gjatë përvojës seksuale kanë përdorur prezervativ. Mes meshkujve maqedonas 64 për qind kanë përdorur prezervativ, kurse vajzat 53 për qind “, tha Qostarova Unkovska.

Ajo mendon se kjo e dhënë është rezultat i ndikimit të shoqërisë në përgjithësi në Maqedoni, e cila është tradicionale dhe të rinjëve u jep shembuj se si duhet të sillen, kurse ato praktikisht nuk marrin pjesë në zhvillimin personal.

Ajo sqaron paoshtu se shqetëson fakti pasi nga të dhënat 30 për qind e vajzave të cilat kanë pasur për herë të parë marrëdhënie seksuale kanë menduar të vetëvriten. FLAKA.mk

 

Postuar më: 11 Janar 2017, 21:25
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat