Forumi maqedonas “Patriotët e lirë” kërkojnë të dorëhiqet Gruevski

Forumi maqedonas “Patriotët e lirë” kërkojnë të dorëhiqet Gruevski

Forumi maqedonas “Patriotët e lirë”, kryetar i së cilit është Vlladimir Zmejkovski, i bënë thirrje Nikolla Gruevskit të japë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe të “lejojë përmes një procesi demokratik të zgjidhet udhëheqësi e re, udhëheqësi e re e cila nuk do të ketë asnjë pikë të përbashkët me të dhe udhëheqësinë dhe nuk do të ketë hipoteka krimi të cilat ata i kanë bërë”, transmeton FLAKA.

Forumi në fjalë, sot ka reaguar fuqishëm në, siç thuhet në njoftimin e tyre, tentimin e patriotit të rejshëm Nikolla Gruevski të fshihet pas partisë dhe popullatës.

“Dëshirojmë publikisht ta pyesin patriotin e rejshëm Gruevski ku ishte të mendojë për popullin, kur me mijëra të rinjë u shpërngulën nga Maqedonia derisa ai për kot blente tokë në Vodno! Në kontinuitet dënoheshin qytetarët nga inspektoriate të ndryshme! Grumbulloheshin para që të shërohen me qindar fëmijë dhe njerëz të rinjë, derisa ai ndërtonte objekte të panevojshme dhe jofunksionale si Rrota Panoramike! U hakmereshte atyre të cilët nuk mendonin njejtë sikur ai! U lejuan 30.000 mijë punësime në administratë, kurse ata njerëz rinë në shtëpi dhe marrin paga pa mos punuar asgjë, kurse tërë këtë e paguan populli!”, thonë mes tjerash nga ky forum. FAKA

 

Postuar më: 20 Mars 2017, 23:20
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.