Dobitë shëndetësore nga AGJËRIMI

Dobitë shëndetësore nga AGJËRIMI

AGJËRIMI është praktikë e mirë, nëse aplikohet në mënyrë të duhur. Agjërimi ndihmon në eliminimin e helmeve (toksinave) nga trupi.

AGJËRIMI i jep pushim sistemit tretës – organet digjestive pushojn. Kjo ndihmon në mbajtjen e balancit të lëngjeve në trup dhe zbërthimi i ushqimit bëhet me ritme të qëndrueshme.

AGJËRIMI – ndihmon të redukton Shtypjen e lartë të gjakut. Ndihmon në uljen e rrezikut të arterosklerozës, njëkosisht kemi zvoglim të hormoneve adrenalin dhe noradrenalin. Metabolizmi është i limituar dhe dobia nga kjo është ulja e presionit të gjakut.

AGJËRIMI – rrit imunitetin. Kur organizmi është me regjim higjieno dietetik (ngrënja me orar) mund të rris imunitetin, për shkak se ndodh eliminimi i toksinave dhe reduktimi i depozitave yndyrore.

AGJËRIMI – e ulë sheqerin (glukozën) në gjakë. Kjo ndodh për shkak se rritet zbërthimi i glukozës që trupi të ketë energji, redukton insulinën dhe kjo sjell pushim për Pankreasin.

Në vitin 1994 në Kongresin e parë ndërkombëtar mbi “Shëndetin dhe Ramazanin” në Kazablanka, janë paraqitur 50 studime për etikën medicinale të agjërimit. Ndërkohë ishin vënë re se Agjërimi nuk e dëmton aspak Shëndetin. Në anën tjetër, Pacientët që vuajn nga sëmundje të rënda si :
-Sumundja e arterieve të zemrës.
-Diabeti i shkallës së I.
-Gurët në veshka etj. Nuk u lejohet të Agjërojn.

Për të përshkruar dobitë shëndetsiore të Agjërimit nuk do mjaftonte as një libër volluminoz.

Përveç dobive shëndetsiore fizike, Agjërimi sjell edhe dobi psikologjike.

Dr.Sci.Besim Memedi PhD

Postuar më: 12 Qershor 2016, 20:58
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu