Brglez: Vetëm Maqedonia dhe Sllovenia i plotësonte kushtet e BE-së

Brglez: Vetëm Maqedonia dhe Sllovenia i plotësonte kushtet e BE-së

Kur u zhduk Jugosllavia, vetëm Maqedonia dhe Sllovenia ishin të përgatitura për anëtarësim në BE. Vetëm Maqedonia dhe Sllovenia iu janë përgjigjur kritereve juridike për anëtarësim në BE dhe në NATO. Këtë gjë për BGNES e deklaroi kryetari i parlamentit slloven, dr.Milan Brglez.

Kur flasim për Maqedoninë, për secilin prej vendeve nga Ballkani Perëndimor, dëshira e jonë është që të bëhen anëtare në NATO dhe në BE. Kur u zhduk Jugosllavia, gjegjësisht u shpërbë, dhe kur u hap kjo çështje, vetëm dy shtete i përgjigjeshin kritereve juridike për anëtarësim-Sllovenia dhe Maqedonia, deklaroi Brglez.

“Por, kuptohet, ato ishin jurist dhe jo politikan. Dhe tani çka fitohet: asgjë nuk është bërë për këtë çështje për Maqedoninë transmeton teteovasot. Përgjithësisht, Sllovenia po tenton që ta përkrah secilin prej vendeve në territorin e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësoj se këto vende duhet që t`i përgjigjen të gjitha kritereve, sesa shtetet tjera. Kur flasim për rrënjët e problemit, në tërësi pajtohem se nuk është bërë mjaftueshëm për t`u zgjidhur problemi, por njëra prej punëve që janë me rëndësi në perspektivën afatgjate, ai është zhvillimi i partneritetit afatgjatë. Pa investuar më shumë në këtë drejtim nuk ekziston mënyrë se si të arrijmë diçka”, deklaroi Brglez.

Postuar më: 10 Qershor 2016, 11:58
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

LAJME NGA MAQEDONIA

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA