Bota Islame kremton festën e Bajramit të vogël

Bota Islame kremton festën e Bajramit të vogël

Sot besimtarët myslimanë në Maqedoni dhe botë festojnë festën e Kurban Bajramit, e cila është festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.

Sipas traditës, festa filloi në ora 6:50 me faljen e namazit të Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë dhe objektet e tjera fetare.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame i Republikës së Maqedonisë Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi dërgoi urim të Bajramit në të cilin të gjithë myslimanëve ua uron festën e Kurban Bajramit.

“Falënderimet i takojnë Allahut të Gjithëpushtetshëm i cili na mundësoi që ta presim edhe këtë Bajram, festë kjo që është përplot me mëshirë, dashuri, humanizëm dhe respekt njerëzor. Ky sublimim ndjenjash të bukura manifestohet përmes prerjes së kurbanit nga ata që kanë mundësi dhe përmes shpërndarjes për ata që janë në nevojë, kështu u veprua që nga koha e Ibrahimit a.s, duke u dëshmuar përkushtimi, devotshmëria dhe besimi i paluhatshëm i besimtarit mysliman. Përmes aktit të sakrificës, konkretisht prerjes së kurbanit do të bëni që festën e Kurban Bajramit ta gëzojnë edhe jetimët, të varfrit dhe njerëzit në nevojë. rojani njëri-tjetrit këtë festë duke e zgjatur dorën, duke e hapur zemrën dhe përqafuar sepse vetëm kështu i shtohet kuptimi kësaj feste të shenjtë“, thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.

Me Kurban Bajramin mbaron dhe Haxhi, që është kushti i pestë i Islamit, me të cilin dëshmohet solidariteti dhe mirëqenia. Në këtë ditë të shënuar të kalendarit mysliman theren kurbanë, që simbolizon sakrificën për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtjet themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani – sakrificën për të tjerët.

Sakrifikimi në këto ditë të shenjta të Kurban Bajramit shprehet përmes therjes së kafshëve të caktuara, të cilat emërohen “kurban” ose sakrificë. Edhe ky akt fetar bie në ibadetet pronësore që çdo mysliman të therë kurban.

Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla të cilat duhet t’u serviren dhe miqve. Ndërkohë të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre duhet të stolisen sa më mirë të jetë e mundur.
14331700_1522112887814151_939324724_n
Postuar më: 12 Shtator 2016, 07:15
Driton Zenku
Lindi në vitin 1979 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2005 mbaroi studimet në Universitetin e Evropës Juglindore. Nga viti 2004 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu