Bora nuk e zvogëloi ndotjen

Bora nuk e zvogëloi ndotjen

Ndotja e ajrit me grimca kancerogjene PM10 sërisht kthehet edhe pse këto ditë bora dhe era e zvogëluan ndotjen enorme e cila në disa vende silleshte edhe deri në 20 herë më shumë se e lejuara, transmeton FLAKA.mk

Të gjitha 14 stacionet matëse në vend masin vlera më të larta se e lejuara.

Por sa janë parametrat momentale të ndotjes në komunat e Shkupit dhe qytetet sipas aplikacionit prej celularit “Ajri im” nuk mund të dihet, pasi sot kjo mundësi nuk është në funksion.

Ministria e ambientit jetësorë nuk i azhuron në kohë të dhënat për çka qytetarët nuk janë mjaftueshëm të informuar se sa është ndotja momentale, thonë qytetarët.

Sipas të dhënave të fundit të azhuruar mga ministria për ambient jetësorë ajri më i ndotur është në Kërçovë, pastaj në lagjen e Shkupit Gazi Babë dhe në Manastir 2. Stacionet matëse ndotje të lartë kanë matur edhe në Qendër, Karposh, Lisiçe, Rektorat, Miladinovci, Koçan, Tetovë dhe Kumanovë. Ndotje të ulët ka në Manastir 1 dhe Kavadar, kurse vetëm në Lazaropolë nuk ka ndotje. FLAKA.mk

 

Postuar më: 11 Janar 2017, 20:56
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu