Besa akuzon EVN-në, kursen ELEM-in, MEPSO-n dhe Komisionin Rregullator !

Besa akuzon EVN-në, kursen ELEM-in, MEPSO-n dhe Komisionin Rregullator !

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë që shumë vendbanime, sidomos shqiptare, në këto temperatura shumë të ulëta në vazhdimësi janë pa furnizim me energji elektrike. Kjo përpos që direkt e rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, njëherësh u shkakton shumë dëme ekonomive familjare si pasojë e djegies dhe prishjes së shumë pajisjeve elektroshtëpiake”, ka reaguar sot Besa tranmseton Flaka. 

“Apelojmë deri te EVN Maqedoni që më seriozisht t’i qaset shpërndarjes dhe furnizimit me energji të qytetarëve dhe të tregohet më e përgjegjshme ndaj kryerjes së detyrimeve ndaj qytetarëve. Detyrim parësorë në këto temperatura të ulëta duhet të jetë jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Si Lëvizje Besa zotohemi se do të angazhohemi për furnizim të rregullt, cilësor dhe me çmim të volitshëm të qytetarëve me energji elektrike”, përfundon reagimi i Besës.

Por nga partia Besa, nuk janë fokusuar tek dy institcionet shtetërore, MEPSO dhe ELEM, që merren me prodhimin dhe përçimin e rrymës elektrike, dhe aq më tepër tek puna e Komisionit Rregullator. MEPSO, ELEM dhe Komisioni Rregullator janë organe shtetërore, kurse EVN është kompani private me pronar nga Austria. Flaka

Postuar më: 10 Janar 2017, 15:05
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat