Bejta: Rrugët e qytetit u pastruan, pastrojmë rrugët nëpër fshatra | FOTO

Bejta: Rrugët e qytetit u pastruan, pastrojmë rrugët nëpër fshatra | FOTO

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka komentuar zhvillimin e situatës në terren sa i përket dëborës dhe pastrimit të rrugëve, njofton Flaka. 

Bejta shkruan që reshjet atmosferike të dëborës që përfshinë territorin e Komunës së Gostivarit nga dita e djeshme dhe deri sot, na obliguan të angazhohemi maksimalisht për të bërë pastrimin e dëborës nga sipërfaqja publike, respektivisht rrugët e qytetit.

“Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, u fokusuam fillimisht të pastrojmë rrugët e qytetit dhe me prioritet rrugët që çojnë tek institucionet e rëndësishme shoqërore, siç janë Spitali, Shtëpia e Shëndetit, Zjarrfikësit, Gjykatat, institucionet komunale dhe shtetërore, shkollat dhe objektet fetare. Sot mbaruam me pastrimin e rrugëve të qytetit, dhe aktualisht jemi përqendruar në pastrimin e rrugëve në vendbanimet për rreth. Për shkak se reshjet ishin pandërprerje, u deshtë më tepër kohë të humbim në qytet”, shkruan Bejta.

Kërkojmë ndjesë deri tek qytetarët e Gostivarit, shton Bejta, në qoftë se nuk kemi arritur në kohë të pastrojmë rrugët në vendbanimet e tyre. Rrethanat në terren ndonjëherë ndikojnë në ngadalësimin e punës.

“Do të ndjekim situatën në terren dhe do të mundohemi të jemi në krye të detyrës. Bashkëpunojmë edhe me Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë“, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve në terren. Lusim qytetarët që të bëjnë kujdes me parkimin e automjeteve nëpër rrugë, me qëllim që të mos pengojnë në qarkullimin e makinerisë që kemi angazhuar në mirëmbajtjen e rrugëve”, përfundon Bejta. Flaka 

Postuar më: 6 Janar 2017, 15:09
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu