Bejta: Borën nuk mund ta ndalim që të bjerë, por mund të angazhohemi që rrugët dhe trotuaret t’i pastrojmë | FOTO

Bejta: Borën nuk mund ta ndalim që të bjerë, por mund të angazhohemi që rrugët dhe trotuaret t’i pastrojmë | FOTO

“Borën nuk mund ta ndalim që të bjerë, por mund të angazhohemi që rrugët dhe trotuaret t’i pastrojmë dhe qytetarëve tu krijojmë kushte që të lëvizin lirshëm dhe papengesa”, shkruan Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit në faqen e tij në Facebook, sot në mëngjes duke postuar foto nga pastrimi i rrugëve dhe trotuarëve brenda qytetit, transmeton Flaka.

Komuna e Gostivarit fillimin e borës së parë dhe të ftohti e acartë të cilin e paralajmëruan sinoptiket e motit e pret me të gjitha përgatitjet e nevojshme, me një buxhet i paraparë prej 5 milion denarë, kurse janë siguruar edhe 200 tonelata kripë industriale, njofto Agjencia e Lajmeve Flaka

“Tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që mirëmbajtja e rrugëve gjatë stinës së dimrit të menaxhohet pa ndonjë vështirësi të theksuar”, thonë nga Komuna e Gostivarit dhe bëjnë me dije se procedura e tenderimit ka përfunduar dhe tashmë është nënshkruar kontratat me operatorin kryesor që do të menaxhon me pastrimin e rrugëve.

“Kompania që do të mirëmbajë rrugët gjatë stinës së Dimrit në proces legal tenderik është zgjedhur kompania “Magnum Trans – R”, nga Gostivari e cila ka plotësuar të gjitha kushtet teknike të parapara në dokumentacionin tenderik”.

Tenderi përfshi mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve lokale në qytet dhe vendbanimet e tjera të territorit të Komunës së Gostivarit. Në bazë ligjore, qytetarët obligohen të bëjnë pastrimin e borës prej para objekteve të tyre qofshin ato objekte banimi apo sipërmarrje. Flaka

Postuar më: 5 Janar 2017, 08:32
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu