BDI vazhdon aktivitetet parazgjedhore në Kërçovë | FOTO

BDI vazhdon aktivitetet parazgjedhore në Kërçovë | FOTO

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Dega në Kërçovë ka vazhduar sonte takimet me simpatizantë të partisë, qytetarë dhe vizita në shtabe të nëndegëve të kësaj partie në Kërçovë, raporton Agjencia e Lajmeve FLAKA.

Të pranishëm në këto takime ishin Kryetari i Komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari dhe kandidati për deputete nga radhët e BDI-së të kësaj zone, z. Adem Karaga.

“Sonte patëm takim në tre lagje, gjegjësisht vizituam tre nënshtabe të Bashkimit Demokratik për Integrim në Kërçovë. Fillimisht kishim takim me qytetarët e komunitetit rom, pastaj vizituam nënshtabin në Lagjen “Çiflig” dhe “Balla”, njoftojnë nga BDI- Dega Kërçovë. FLAKA.info

 

 

 

Postuar më: 30 Nëntor 2016, 23:23
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.