Apel: Kujdes ku i parkoni veturat, duhet të pastrohen rrugët

Apel: Kujdes ku i parkoni veturat, duhet të pastrohen rrugët

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka apeluar deri tek qytetarët që të bëjnë kujdes në parkimin e veturave, sepse, vijon pastrimi i rrugëve nga dëbora dhe nevojitet hapësirë për të vepruar mekanizmi i vënë në funksion nga kompania e angazhuar për mirëmbajtjen e rrugëve, transmeton Flaka. 

“Me qëllim pastrimin sa më të mirë të rrugëve nga dëbora ju lusim që veturat tuaja mos i parkoni në mënyrë paralele, pasi që kjo pamundëson pastrimin e rrugëve nga ana e shërbimeve komunale.”, shkruan Bejta në Facebook. Flaka 

 

Postuar më: 5 Janar 2017, 15:57
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu