Analistët: Ora e Gruevskit ka ndaluar me 9 janar

Analistët: Ora e Gruevskit ka ndaluar me 9 janar

Gruevski provon ta kthejë në fillim procesin që të fitojë vend në qeveri, komentojnë analistët pas deklarateve rreth pritshmërive të VMRO-DPMNE-së nga eurokomesari Hahn dhe paralajmërimit të “dokumentit” partiak për dalje nga kriza, transmeton FLAKA.

VMRO-DPMNE vendos kërkesa të cilat me tendencë e injorojnë faktin se tanimë ekziston shumicë parlamentare dhe se nuk është 9 janari, dita kur Gruevski e mori mandatin për të formuar qeverinë, por edhe pas 20 ditëve nuk arriti në të. Analistët dhe politikanët, pas tentimit të Gruevskit procesin ta kthejnë në fillim të tij me kërkesa të reja deri te euorkomesari Johanes Hahn, i cili nesër vejn në Shkup, vërejnë tentim të VMRO-DPMNE-së të veprojë karrigia e bisedimeve në zonën gri, me qëllim të pengojë formimin e qeverisë ose të paktën të jetë pjesë e saj.

Siç paralajmëroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, partia pret Hahn ta dënojë, siç ata e quajnë “Platformën e Tiranës” dhe përzierjen të shteteve të huaja në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë, të respektohet principi “fituesi me fituesin” dhe eurokomesari Hahn ti marrë parasyshë protestat kundër platfomës së shqiptarëve. FLAKA

 

Postuar më: 20 Mars 2017, 22:19
Abedin Bilalli
Lindi në vitin 1984 në qytetin e Gostivarit. Në vitin 2011 mbaroi studimet për gazetari në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2013 punon si gazetar aktiv dhe është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.