Amerikanët votojnë, ‘fitorja’ e parë e Clinton

Amerikanët votojnë, ‘fitorja’ e parë e Clinton

Hillary Clinton 4, Donald Trump 2, Gary Johnson 1 dhe nënshkrim surprizë; Mitt Romney. Me votat e tetë rezidentëve, të rrethuar nga akoma më shumë reporterë, Dixville Notch e tha fjalën e saj.

Komuniteti i shkëputur i kontesë Coos në New Hampshire, njihet për traditën e votimit në mesnatë ditën e zgjedhjeve presidenciale. Rajoni i harruar në rrugën ndërmjet Maine-it dhe kufirit kanadez, merr jetë në ato pak minuta konflikti demokratik. Ky rit zgjat për më shumë se gjysmë shekulli.

Dita e zgjedhjeve konsiderohet zyrtarisht e nisur dhe gara presidenciale vazhdon të duket tmerrësisht e ngushtë. Beteja për vendet e senatit në Dixville Notch vendos përballë njëra-tjetrës guvernatoren demokrate Maggie Hassan dhe republikanen që kërkon ta ruajë këtë pozicion në dhomen e lartë të Kongresit, Kelly Ayotte.

Votuesit e paktë të kësaj qyteze të vogël e kanë zgjedhur saktë fituesin në tre prej katër garave të fundit. Në vitin 2000 dhe 2004 votuan për George Ë. Bush dhe në 2008-n ia faturuan fitoren Barack Obamës.

“Unë votova për Hillaryn. Të them të drejtën, më duket e keqja më e vogel mes dy ligësive. Jam i vendosur në kahun anti-Trump”, thotë Clayton Smith, banor i Dixville Notch.

Për dy kandidatët dita e fundit përpara mbylljes së fushatës ishte tejet e ngarkuar. Si Clinton, ashtu edhe Trump i përqëndruan përpjekjet e tyre tek shtetet e pavendosura.

Anketat me aktuale tregojnë se Hillary Clinton udhëheq garën në shkallë kombëtare me një diferencë të vogël nga rivali i tij dhe në këtë situatë, rezultatin mund ta përcaktojë pikërisht pjesëmarrja në votime në rreth 12 shtete të lëkundura.

Votimet tani po vazhdojnë në Bregun Lindor dhe rezultatet e para priten mbrëmjen e së martës sipas orës lokale.

/ Top Channel

Postuar më: 8 Nëntor 2016, 14:19
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat