Akademia e Sportit, reagon partia e Selës

Akademia e Sportit, reagon partia e Selës

LR – PDSH, ka reaguar, ndaj siç thuhet, diskriminimit të  shqiptarëve në Maqedoni që sipas kësaj partie është bërë një problem akut që kërkon zgjidhje të menjëhershme, për të cilën kërkohet ndryshimi i jo vetëm pushtetit aktual, por dhe sistemi politik i shtetit, transmeton Flaka. 

“Në bazë të konkursit të hapur nga Federata e futbollit nëAkademinë e sportit si klasë e disperzuar në Tetovë, ku qyteti i Tetovës përbën shumicën dërrmuese të popullsisë shqiptare, nëkonkurs pranohen vetëm dy maqedonas, duke i anashkaluar tërësisht shqiptarët të cilët dhe janë të pajisur me liçencë perofesionale. Konkursi i hapur për Trajner është hapur në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ku përfaqësues shqiptar janënënkryetari Muhamet Sejdini nga Kërçova; sekretari teknik Enver Sulejmani nga Tetova, dhe Ajetali Dervishi – Tushikryetar komisioni dhe askush nuk e merr përgjegjësinë e këtij diskriminimi, ku nga tre trener janë pranuar dy të  etnitetit maqedonas, dhe i treti shqiptar por ende i pa konfirmuar nga organet e FFM-së”, vijon komunikata.

“Akademia e sportit funksionon si paralele e disperzuar te shkolla e mesme “Brico” – Shkup, ku në konkursin e hapur pranohen 2 kuadro maqedonas (trajner maqedonas me emrat Borçe Mirçevski, trajner kryesor dhe Aleksandar Pishovski, ndihmës trajner)”, thuhet në reagim.

Lëvizja për Reforma – PDSH reagon ndaj këtij konkursi qëdiskriminon shqiptarët, ndërsa favorizohen vetëm masqedonas, të cilët dhe më poshtë do të jenë të paraqitur me fakte konkrete.

“LR-PDSH kërkon përgjegjësi nga autoritetet e këtij pushteti, se pse në konkursin e hapur hapur diskriminohen shqiptarët, të cilët dhe ata janë participues në këtë shtet njëjtë sikurse maqedonasit!?”, pyet partia e Ziadin Selës. Flaka

Postuar më: 7 Tetor 2016, 14:15
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-13°
clear sky
humidity: 78%
wind: 1m/s WNW
H -13 • L -13
-6°
Sun
-8°
Mon
-6°
Tue
-6°
Wed
-8°
Thu