Agjërimi – institucion i humanitetit dhe fisnikrisë së vërtetë – Shkruan Shaqir Fetahu

Agjërimi – institucion i humanitetit dhe fisnikrisë së vërtetë – Shkruan Shaqir Fetahu

Padyshim se agjërimi është institucion i kultivimit dhe edukimit shpirtëror nëpërmes të cilit njeriu në veti në praktikë mëson dhe edukohet të jetë human dhe fisnik i vërtetë.

Ai duke agjëruar në personalitetin e vet mbjellë ndjenjën e humanitetit dhe fisnikërisë së vërtetë, të cilat vlera e bëjnë atë në vetëdijen e tij dhe parktikën e tij të bëjë vepra të mira ndaj të tjerëve dhe në këtë mënyrë ai fiton ndjenjën për të bashkëjetuar me të tjerët dhe për t’i ndihmuar ata në çdo situatë. Këtë ndjenjë të humanitetit, bujarisë dhe solidaritetit njeriu e mbjellë mu gjatë kohës kur ai është duke agjëruar dhe duke e kapluar uria dhe etja dhe në këto momente ai në praktikë njeh dhe shijon urinë dhe etjen dhe në këtë mënyrë kupton çka do të thotë të vuash nga uria.

Shpeshherë kemi rast të lexojmë shtypin dhe mjetet e informacionit nga të cilat në mënyrë të trishtueshme
njoftohemi mbi urinë e miliona njerëzve në vende të ndryshme të botës si në Sudan, Etiopi, Indi, Bangladesh dhe shumë vende tjera në mbarë botën. Lexojmë dhe dëgjojmë, por shumica nuk e përjetojnë atë dhe nuk e dinë se çka është uria.

Për ta kuptuar dhe shijuar atë, duhet në praktikë të vuash nga ajo dhe vetëm atëherë e din se çka është ajo dhe vetëm atëherë e kupton se duhet t’i ndihmosh atij që vuan nga kjo.

Pra, agjërimi është metoda më e përsosur psikologjike për ta kuptuar nevojën fiziologjike të tjetrit dhe në të njëjtën
kohë krijon tek njeriu ndjenja të bujarisë, humanitetit dhe solidaritetit. Kjo e bënë njeriun që të jetë bujar dhe fisnik në çdo moment, situatë, vend, duke e kuptuar se pasuria në duart e tij është vetëm mjet për të jetuar, e jo edhe qëllim i jetës.

Për këtë Islami gjithmonë kërkon nga pjesëtarët e vet që të jenë bujar dhe fisnik. Këtë e shohim edhe nga jeta e Muhammedit a.s. i cili ishte bujar i pashembullt, posaçërsisht në ditët e muajit të agjërimit.

Agjërimi është rast më i volitshëm për të shijuar nevojën e të tjerëve, rast ku duhet ta ndajë një pjesë të
pasurisë së vet, siç është zeqati, sadekatul fitri dhe ndihmat tjera materiale, për të varfërit dhe skamnorët e ndryshëm në vendin ku jeton ose duhet drejtuar drejt institucioneve të Bashkësisë Fetare Islame, respektivisht për nevojat e saja e cila me anë të këtyre ndihmave, bënë çmos që ta mbajë kontinuitetin e një pune të drejtprogramuar dhe solide, dhe e cila garanton një interpretim të drejtë dhe të vërtetë të Islamit në kushtet dhe kohën në të cilën jetojmë. Vijon në ditën e nesërme…

 

Postuar më: 13 Qershor 2016, 00:38
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

LAJME NGA MAQEDONIA

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA