Agjërimi është rregull më i përsosur social – Shkruan Shaqir Fetahu

Agjërimi është rregull më i përsosur social – Shkruan Shaqir Fetahu

Agjërimi është rregull më i përsosur social, për arsye se lidh dhe bashkon besimtarët mes veti. Para tij janë të barabartë i pasuri dhe i varfëri, i bardhi dhe i ziu, mashkulli dhe femra, kryetari dhe qytetari, etj. Duke agjëruar, “të gjithë janë barazuar në ndjenjat e tyre” dhe “të lidhur me shijimin e dhembjes së njëjtë”. Kjo është ajo që ka thënë Jusufi a.s, kur si ministër i ekonomisë gjithmonë e mbante stomakun të urritur dhe kur u pyetën se pse e bënë këtë, ai u përgjigjet: “Frikohem të ngihem, që të mos e harrojë të varfërin”.

Agjërimi është forcues i shpirtit të njeriut Agjërimi është edukues dhe forcues i shpirtit të njeriut, për arsye se ai formon personalitete shpirtërisht të forta dhe të vendosura, me karakter të fortë dhe të vendosur. E bënë të matur në qëndrimet e tija, të kuptueshëm në situata të ndryshme, qofshin ato pozitive apo negative.

Dijetari i njohur gjerman, Gardeti në shkrimet e tija mbi forcimin dhe formimin e vullnetit të fortë të njeriut si bazë e merr agjërimin dhe pohon se “agjërimi është mjet më efektiv dhe më aktiv në të vërtetuarit e fuqisë së shpirtit mdaj trupit, gjë që e bënë njeriun sundues të vetvetes”.

Duke u formuar si personalitet i këtillë, agjëruesi hap dyert e shpirtit, shijon ëmbëlsinë e ibadetit dhe afërsinë e All-llahut xh.sh. Kur’ani Famëlartë rrëfen për agjërimin e Musait a.s., të cilin All-lahu xh.sh. para se të bisedojë
me të, e urdhëroi që të agjërojë tridhjetë ditë, e pastaj edhe dhjetë ditë të tjera, që t’i shërbejë si përgatitje shpirtërore për bisedë me All-llahun xh.sh..

Pra, agjërimi është mjet i bisedës shpirtërore dhe afrimit tek All-llahu xhsh. Për atë All-llahu xh.sh. pasi që i urdhëroi besimtarët që të agjërojnë, thotë: ”Dhe kur të të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet”{El Bekareh:186} Vijon në ditën e nesërme…

Postuar më: 15 Qershor 2016, 23:53
Redaksia Flaka
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA

Gostivar
-1°
light snow
humidity: 86%
wind: 1m/s ESE
H -2 • L -5
-4°
Tue
-6°
Wed
-1°
Thu
0°
Fri
-1°
Sat