Abaroa: Zgjedhjet e lira dhe korrekte janë garanci për perspektivën euro-atlantike të vendit  

Abaroa: Zgjedhjet e lira dhe korrekte janë garanci për perspektivën euro-atlantike të vendit  

Ka sinjale të mira se gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Partitë kryesore politike në vend, vitin e kaluar, e nënshkruan marrëveshjen e Përzhinës dhe sivjet marrëveshjen e 20 korrik, me çka mund të supozohet se nëse gjërat vazhdojnë të lëvizin në drejtimin e duhur, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë vit, që gjithsesi është një garanci e madhe për perspektivën evropiane të vendit.

Këtë e potencoi ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Carranza mbrëmë në pritjen me rastin e 12 tetorit, Ditës Kombëtare të Spanjës, ku morën pjesë zyrtarë të qeverisë, partive politike, shoqërisë civile, trupit diplomatik dhe të ftuar të shumtë nga jeta publike në vend, trasnemton Flaka.

Ai gjithashtu i theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Madridit për integrimin evropian të Maqedonisë.

Postuar më: 13 Tetor 2016, 11:26
Redaksia FLAKA
Agjencia e Lajmeve Flaka filloi me punë në Prill të vitit 2016. Për një kohë relativisht të shkurtër angazhoi gazetarë të mirënjohur dhe me përvojë të gjatë në gazetari. Flaka tashmë është një emër i njohur në tregun mediatik në Maqedoni dhe jo vetëm.

LAJME NGA MAQEDONIA

PUBLICITET

FOTO LAJM

FACEBOOK FLAKA